Mbyllet Beach Volley: Kosova paraqitet denjësisht, triumfojnë Rumania e Turqia
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Me ndeshjet e së dielës ka përfunduar Kampionati Ballkanik i volejbollit në rërë për grup-moshën nën 22-vjeç, i organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës në "Holiday Resort" të Sllatinës së Madhe.

Çifti nga Kosova 2, Loresa Avdyli/Finesa Sylejmani ka zënë vendin e dytë në konkurrencën e femrave, pasi në finale u mposht nga dyshja rumune Bradatan Alexia Ioana/Miu Ioana Andreea me rezultat 2-0 në sete, me këto të fundit që u shpallën kampione ballkanike sa i përket grup-moshës në fjalë.

Në përballjen për vend të tretë ishin vashat 'Dardane' nga ekipi Kosova 1, Yllka Jashari/Melirona Avdullahu ato që siguruan këtë pozitë pasi mposhtën Turqinë.

Në konkurrencën e meshkujve, dyshja turke Sacit Kurt/Ahmet Can nga ekipi Turqia 2 u shpall kampion ballkanik për këtë edicion, pasi në finale mposhti dyshen nga ekipi Turqia 1, Batuhan Kuru/Necmi Ayberk Gulluk, me rezultat 2-0 në sete. Vendi i tretë i takoi dyshes kosovare, Ermal Maliqi/Erion Bajrami.

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci ndau Kupën dhe medaljet për vendin e parë në konkurrencën e femrave, derisa medaljet për vendin e dytë u ndanë nga anëtari i bordit të FVK-së, Gazmend Husaj. Drejtori i 'Holiday Resort', Sadik Gashi dekoroi me medalje vendin e tretë.

Në konkurrencën e meshkujve, sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi ndau kupën për kampionin, ndërsa medaljet i dhuroi nënkryetarja e FVK-së, Mimoza Shkodra.

Medaljet për vendin e dytë u ndanë nga Husaj, ndërsa volejbollistët që zunë vendin e tretë u dekoruan me medalje nga mbikëqyrësi i këtij kampionati, Razvan Ifrim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024