Mbrojtje më e gjerë nga HPV, Kosova zgjeron programin e vaksinimit
Tjera
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbrojtje më e gjerë nga HPV, Kosova zgjeron programin e vaksinimit
657693267_1251741240490038_7258587761330245466_n
30/03/2026 - 19:29
Linku u kopjua

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka aprovuar rekomandimin për zgjerimin e grup-moshave për vaksinimin kundër Human Papilloma Virus, në përputhje me evidencën më të fundit shkencore dhe rekomandimet ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, vaksinimi kundër HPV do të ofrohet në mënyrë vullnetare për të rinjtë deri në moshën 26 vjeç që nuk janë vaksinuar më parë, ndërsa personat e moshës 26-45 vjeç mund të vaksinohen vetëm me rekomandim të mjekut, bazuar në vlerësimin individual të rrezikut dhe përfitimit.

Ndërkohë, vaksinimi rutinë për fëmijët 11–12 vjeç do të vazhdojë sipas kalendarit të rregullt të imunizimit.

Sipas IKShPK-së, HPV është një nga shkaktarët kryesorë të kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera serioze. Vaksina ofron mbrojtje ndaj tipeve më të rrezikshëm të virusit, redukton ndjeshëm rrezikun për lezione para-kanceroze dhe kancer, si dhe konsiderohet e sigurt dhe shumë efektive, veçanërisht kur merret para ekspozimit ndaj virusit.

Zgjerimi i vaksinimit pritet të ndikojë në uljen e rasteve të kancerit të qafës së mitrës dhe kancereve të tjera të lidhura me HPV, të ofrojë mbrojtje më të gjerë për të rinjtë, të reduktojë kostot e trajtimit në të ardhmen dhe të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm të popullatës.

Vaksina do të jetë e disponueshme në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike në vend.

IKShPK u bën thirrje prindërve dhe qytetarëve që të informohen dhe të konsultohen me profesionistët shëndetësorë për vaksinimin, duke theksuar se imunizimi mbetet një nga mënyrat më efektive për parandalimin e sëmundjeve serioze.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026