Mbrojtja e Thaçit-Prokurorisë për rrezikun e arratisjes: Garantues vëllai i tij dhe miqtë e ngushtë
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbrojtja e Thaçit-Prokurorisë për rrezikun e arratisjes: Garantues vëllai i tij dhe miqtë e ngushtë
Hashim Thaçi1234
25/07/2026 - 21:34
Linku u kopjua

Mbrojtja e Hashim Thaçit iu përgjigj Prokurorisë Speciale në Hagë dhe vlerësimit të saj se paraburgimi mbetet masë proporcionale për ish-presidentin e Kosovës.

“Mbështetja e ZPS-së në pretendimin se z. Thaçi mund të ketë qasje në fonde të konsiderueshme dhe të sigurojë lehtësisht mbështetje është spekulative. Z. Thaçi ndodhet në paraburgim, është i papunë dhe është tërhequr nga jeta politike që nga fundi i vitit 2020; rrjedhimisht, çdo mbështetje që ai mund të ketë pasur është zvogëluar domosdoshmërisht me kalimin e kohës dhe për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme të shkaktuara nga dy çështjet gjyqësore që ai po përballon aktualisht”, thuhet në përgjigjen e mbrojtjes.

Sa i përket pretendimit se Thaçi ka mundësi të arratiset në juridiksione që nuk janë në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), mbrojtja e Thaçit thekson se dorëzimi i propozuar nga Thaçi i pasaportave të tij – një masë që është vendosur edhe ndaj bashkë të akuzuarve të tij – është i mjaftueshëm për të zbutur çdo rrezik të tillë.

Mbrojtja gjithashtu përmend edhe garancinë financiare që ka propozuar Hashim Thaçi në vlerë prej 50 mijë eurove, si një masë që kufizon çdo rrezik të arratisjes. Në shkresë përmendet se garantues janë vëllai i Hashim Thaçit dhe miq të ngushtë të tij.

“Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, garancia e konsiderueshme financiare e propozuar nga z. Thaçi e kufizon edhe më tej çdo rrezik të arratisjes, duke theksuar se garantuesit e tij janë vëllai i tij dhe miq të ngushtë”, thuhet në përgjigjen e mbrojtjes, e cila tha se mbi këto argumente, mbrojtja e Thaçit kanë thënë se e mbajnë në fuqi kërkesën që ai të lirohet në kushtet që konsiderohen të përshtatshme.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026