Mbretëria e Bashkuar përditëson këshillat e udhëtimit për veriun e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbretëria e Bashkuar përditëson këshillat e udhëtimit për veriun e Kosovës
Foto Ilustruese
Zyra e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar (FCDO) ka përditësuar udhëzimet e saj të udhëtimit për qytetarët britanikë lidhur me udhëtimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.
Sipas këshillës së përditësuar të publikuar sot, Mbretëria e Bashkuar nuk këshillon më shmangien e plotë të udhëtimeve në veri të Kosovës, por rekomandon që udhëtimet në këtë zonë të bëhen vetëm kur janë të domosdoshme.
Udhëzimi i ri thekson se qytetarët britanikë mund të udhëtojnë në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe në zonat e Mitrovicës së Veriut në veri të lumit Ibër, por duhet ta bëjnë këtë vetëm në raste të nevojshme.
Më herët, Mbretëria e Bashkuar i këshillonte qytetarët e saj të shmangnin çdo udhëtim në veriun e Kosovës, përveç rasteve thelbësore, për shkak të shqetësimeve të sigurisë në këtë rajon.
Linku
këtu.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.