Mbledhje elektronike e Qeverisë, merr disa vendime, ndan mjete buxhetore
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbledhje elektronike e Qeverisë, merr disa vendime, ndan mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar, në këtë përbërje:
1. Rrezarta Korbaj, kryesuese;
2. Kimete Zekaj, anëtare;
3. Vlora Prenaj, anëtare;
4. Samir Lleshi, anëtar;
5. Fadil Sallteku, anëtar;
6. Kosovare Demi - Rama, anëtare;
7. Altin Sahiti, anëtar.
- Miratuar kërkesën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 122,000.00 euro (njëqind e njëzet e dy mijë euro), për financimin e projekteve kapitale “Renovimi i objektit të Qendrës së Panairit në Bërnicë” dhe “Regjistri për Pronarët Përfitues”.
- Miratuar vendimin për autorizimin e pagesës në shumën prej 154,000 euro (njëqind e pesëdhjetë e katër mijë euro), për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.