Zakonisht gjatë festave fetare dhe shtetërore bulevardet kryesore të Shkupit janë bosh, ashtu është edhe këtë festë shtetërore, Ramazan Bajrami.
Brenda 12 orëve, mbi 20.000 qytetarë të Maqedonisë vendosën të kalojnë festën jashtë vendit. Nga MPB thonë se 3040 shtetas të Maqedonisë dhe 4430 shtetas të huaj kanë lëshuar vendin nga kufiri i Bllcës.
Përmes vendkalimit Bogorodicë, 7945 shtetas tanë kanë hyrë dhe 2708 të huaj e kanë lëshuar vendin, raporton Alsat.mk.
“Në vendkalimin kufitar Bogorodicë nga ora 12:00 deri sot në orën 12:00, në vend kanë hyrë 1224 shtetas të Maqedonisë dhe janë larguar 7954 shtetas të Maqedonisë. Sa i përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë 3098 kanë hyrë në vendin tonë dhe 2708 janë larguar nga vendi ynë,” tha deklaroi Goce Andreevski, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Nga Ministria e Brendshme thonë se po marrin të gjitha masat, dhe janë vënë në funksion të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar fluksin e pasagjerëve. Është praktikë e pothuajse çdo fundjave të zgjatur, që një pjesë e madhe e qytetarëve të Maqedonisë ta kalojnë atë jashtë vendit.