Dyshohet për mjet shpërthyes në stacionin e autobusëve, evakuohen qytetarët
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dyshohet për mjet shpërthyes në stacionin e autobusëve, evakuohen qytetarët
Stacioni i autobuseve
30/06/2026 - 09:58
Linku u kopjua

Në stacionin e autobusëve në Prishtinë, është raportuar për herë të dytë, për mjet shpërthyes.

Lajmin e konfirmoi për KosovaPress zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili tha se Policia e Kosovës ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.

Ndërkohë që Policia u njoftua sot në 8:00 të mëngjesit.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026