Mbi 2 milionë udhëtarë në Aeroportin e Prishtinës brenda këtyre muajve
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbi 2 milionë udhëtarë në Aeroportin e Prishtinës brenda këtyre muajve
pamje-aeroport-170824
17/08/2024 - 10:00
Linku u kopjua

Mbi 2 milionë udhëtarë kanë qarkulluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, deri në muajin e shtatë të vitit 2024. Derisa vetëm në gjysmën e parë të muajit gusht ky aeroport pati mbi 200 mijë udhëtarë vajtje ardhje.

Zëdhënësja në Aeroportin e Prishtinës, Valentina Gara në një prononcim për KosovaPress, thotë se këtë vit është rritur për rreth 20 për qind qarkullimi i numri i udhëtarëve.

Ajo potencon se vendet më të frekuentuara janë Zvicra, Gjermania, Turqia dhe Austria, të cilat pasohen nga disa shtete të tjera.

Ndër të tjera, Gara potencon se pas fluksit të madh të udhëtareve pas liberalizmit të vizave, Aeroporti i Prishtinës ka rritur kapacitetet e tij sa i përket infrastrukturës dhe burimeve njerëzore.

Ndërkaq, bashkatdhetarët thonë u mungon vendlindja e tyre dhe se shprehin dëshirën për t’u kthyer në Kosovë.

Erona Gacaferri thotë se nga mosha 15 vjeçare ka shkuar në Gjermani, porse nuk përjashton mundësinë për t’u kthyer në Kosovë për të jetuar. 

Ajo tregon se ende nuk është vizituar nga familjarët edhe pas liberalizmit të vizave.

Edhe Hysni Vorfa nga Prizreni që jeton në Berlin të Gjermanisë, thotë se po të kishte mundësi do të kthehej brenda 24 orëve në vendlindjen tij për të jetuar, porse fëmijët nuk pranojnë.

Setkije Selaj e cila jeton në Zvicër tash e 20 vite thotë se është e kënaqur me mirëpritjen e familjarëve.

Ajo tregon se kanë shumë dëshirë të vijnë përgjithmonë për jetuar në Kosovë, porse i duhet të kujdeset për nipërit e mbesat.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026