Mbi 100 prokurorë dhe zyrtarë angazhohen për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 7 qershorit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbi 100 prokurorë dhe zyrtarë angazhohen për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 7 qershorit
KPK
05/06/2026 - 11:54
Linku u kopjua

Prokurori i Shtetit ka angazhuar mbi 100 prokuror të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial për ta mbrojtur votën e lirë të qytetarëve, dhe duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor të 7 qershorit.

Përmes  një njoftimi Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka deklaruar se  për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës,  të cilat do të mbahen të dielën më 7 qershor 2026, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor, raporton KosovaPress.

“Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku mbi 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit i ka ftuar të gjithë  qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026