Mbi 10 milionë turistë në Shqipëri, Rama: E paimagjinueshme pak vite më parë
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në Shqipëri deri mbrëmjen e 25 dhjetorit.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rrjetet sociale, ndërsa u shpreh se kjo është një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë.

“Lajm i bukur. Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10 000 000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë. Gëzuar”, shkruan kryeministri.

Nga janari deri në 30 nëntor Shqipërinë e vizituan 9.53 milionë turistë të huaj. Krahasuar me periudhën janar-nëntor të vitit 2022, është shënuar një rritje me 33 %.

Vetëm muaji nëntor ka shënuar një shifër prej 547221 hyrjesh të vizitorëve të huaj, një rritje e ndjeshme (53 %) më shumë krahasuar me nëntorin e një viti më parë, çka konfirmon trendet e shtuara për ta vizituar Shqipërinë në të gjithë muajt e vitit, një tregues pozitiv i rritjes së turizmit gjithëvjetor. /ATSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024