Mbi 10 milionë euro për një ditë votimi, ja sa kushtojnë zgjedhjet
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbi 10 milionë euro për një ditë votimi, ja sa kushtojnë zgjedhjet
Euro
Foto Ilustruese
07/06/2026 - 09:47
Linku u kopjua

Qeveria në detyrë ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për ndarjen e mjeteve buxhetore, në vlerë prej 10 milionë e 887 mijë e 186 euro për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat mbahen sot, më 7 qershor.

Vendimi është marrë në një mbledhje elektronike të mbajtur më 11 maj 2026. Për më pak se gjashtë muaj, vendi po organizon dy palë zgjedhje të parakohshme. Në total, vendit i kushtojnë mbi 18 milionë euro.

Ndërsa, për zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, buxheti i planifikuar ishte 11.5 milionë euro, ndërsa shpenzimet reale, sipas raporteve jopërfundimtare të KQZ-së, kanë qenë rreth 7.4 milionë euro.

Kurse, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 i kushtuan buxhetit të Kosovës rreth 7.1 milionë euro.

Lista preliminare e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit përmban 2,092,202 votues, apo 15,912 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28.12.2025.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor është 22,131, prej të cilëve: 16,933 votues konsiderohen të rinj që, pas zgjedhjeve për Kuvend (28.12.2025), kanë arritur moshën 18 vjeç dhe do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Prej tyre: 8,755 (51.70 %) janë meshkuj ndërsa 8,178 (48.30 %) janë femra, kurse 5,198 votues konsiderohen të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026