Mbahen homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan
Lexohet për: 1 min.
homazhett
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot në Gllogjan është shënuar 26 vjetori i "Epopesë së Dukagjinit" dhe 25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-së  ndaj caqeve ushtarake serbe.

Përveç qytetarëve të shumtë, me këtë rast, kryeparlamentari Glauk Konjufca së bashku me ministrin e mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, ministren e Drejtësis, Albulena Haxhiu dhe ministren e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari kanë bëre homazhe dhe kanë vendosur lule në Kompleksin Memorial "Dëshmorët e Kombit" në Gllogjan. Të njëjtit nuk janë prononcuar për media.

Të pranishëm në homazhe ishin delegacioni i Forcave të Sigurisë së Kosovës, kryetarë të komunave përreth, bashkëluftëtarë të luftës dhe qytetarë të shumtë Deçanas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024