Masat ekonomike, Agnesa Kastrati: Gratë e vajzat për herë të parë pjesë e sferës publike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Sekretarja e Gruas për Lëvizjen Vetëvendosje Agnesa Kastrati, në panelin për politika qeveritare për gratë dhe vajzat, ka folur për punën e bërë gjatë këtyre katër vjet të qeverisjes për t’iu dalë në ndihmë grave dhe vajzave.
Ajo ka thënë se Qeveria Kurti ka bërë progres në punën e saj për të lehtësuar barrën e përkujdesjes familjare.
“Mbi 60 për qind e votës së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit ka ardhur nga gratë dhe janë dy arsye kryesore – për shkak të angazhimi të vazhdueshëm që LVV e ka treguar ndër vite në raport me gatë dhe vajzat si dhe për shkak të programit tonë politik, që ka përmbajtur në sërë masash ekonomike social, të cilat kanë qenë alternativë për gra dhe vajza...Kjo paketë masash që ka të bëjë me çështje ekonomike dhe e them me padyshim sidomos aspekti ekonomik e ka përmbysur paradigmën se si shteti i ka paraparë gratë... Lëvizja VV, me këtë pako, e ka përmbysur këtë raport duke i bërë gratë dhe vajzat për herë të parë sferës publike...Shifrat që asokohe publikoheshin nga ASK-ja kanë treguar se 80 për qind e grave nuk kanë qenë pjesë e tregut të punës. Sot me Qeverinë Kurti kemi shifra krejtësisht të tjera ”, ka thënë ajo.