Marshi vjetor i paqes filloi të hënën, më 8 korrik, në Bosnje dhe Hercegovinë për të shënuar 29-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës.
Për vite me radhë, mijëra njerëz nga e gjithë bota kanë ardhur çdo vit për të marrë pjesë në këtë ngjarje, duke nderuar më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë të vrarë nga forcat serbe pranë qytetit në vitin 1995.Në korrik 1995, Srebrenica u rrethua nga forcat serbe që po përpiqeshin t'u merrnin territorin myslimanëve dhe kroatëve boshnjakë për të formuar një shtet.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së e shpalli Srebrenicën një "zonë të sigurt" në pranverën e vitit 1993. Megjithatë, trupat serbe të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiq, i cili më vonë u shpall fajtor për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, pushtuan zonën e OKB-së.
Rreth 15.000 banorë të Srebrenicës ikën në malet përreth, por trupat serbe vranë 6.000 njerëz të tjerë. Trupat e viktimave të gjenocidit u gjetën në 570 pjesë të ndryshme të vendit.
Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi se në Srebrenicë ishte kryer gjenocid.