Marrin flakë varrezat dhe gështenjat në Deçan, intervenojnë zjarrfikësit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Marrin flakë varrezat dhe gështenjat në Deçan, intervenojnë zjarrfikësit
Zjarrfikësit në Deçan kanë intervenuar sot në mesditë për shuarjen e dy vatrave të zjarrit në zonën e Kodralisë dhe Podit të Gështenjave.
Sipas njoftimit, zjarret janë shkaktuar pasi persona të panjohur kanë vënë zjarr për pastrimin e varrezave në Kodrali dhe të gështenjave në Pod të Gështenjave, ndonëse temperaturat gjatë ditës ishin shumë të larta, duke rritur rrezikun e përhapjes së flakëve.
Falë njoftimit me kohë të qytetarëve dhe reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, të dy vatrat e zjarrit u lokalizuan dhe u shuan pa u përhapur më tej.
“Për fat të mirë lajmërimi me kohë edhe shuarja ishte e shpejt”, thuhet në njoftimin e zjarrfikëseve.
Në këtë kohë me temperatura të larta, zjarrfikësit u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, pasi edhe një zjarr i vogël mund të përhapet me shpejtësi dhe të shkaktojë dëme të mëdha.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.