Marko Jovanovski shpallet "Ylli i javës" në Superligë
Lexohet për: 2 min.
simonovski
1 vit më parë
Linku u kopjua

Portieri i FC Ferizaj, Marko Jovanovski është zgjedhur si “Ylli i javës” nga Federata e Futbollit të Kosovës për xhiron e 25-të.

Komisioni vlerësues vendosi unanimisht që çmimi "Ylli i Javës" t'i takojë Jovanovskit, i cili pati paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen kundër Trepçës'89. Ai me disa pritje fantastike ia mohoi golin skuadrës mitrovicase, duke qenë më i merituari që Ferizaj arriti të arkëtojë pikët e plota në "Riza Lushta" ndaj njërit prej rivalëve në luftën për mbijetesë në elitë.

Jovanovski u shpreh i lumtur që u vlerësua me këtë çmim për paraqitjen e tij të mirë në këtë javë, derisa çmimin ua dedikojë të gjithë skuadrës.

"Normlisht qëllimi ynë është të qëndrojmë në Albi Mall Superligë. Edhe rezultatet në këtë stinor tregojnë se sa e mirë është atmosfera në klub. Më së vështiri është ta kthesh besimin tek njerezit, por ne këtë e kemi bërë falë paraqitjeve të mira në këtë stinor. Ne besojmë në arritjen e objektivit tonë dhe me lojërat e mira kemi bërë që të na besojnë e përkrahin të gjithë. Ky çmim është një shpërblim për angazhimin që po e bëjmë jo vetëm unë por e tërë skuadra, prandaj këtë çmim ua dedikoj të gjithë bashkëlojtarëve. Uroj që secili lojtar i FC Ferizaj ta marrë këtë çmim nga një herë dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja në fund të kampionatit t'i gëzohemi të gjithë arritjes së objektivit - qëndrimit në Superligë", ka thënë Marko Jovanovski

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025