Sekretari i Shtetit Marco Rubio deklaroi sot se interesimi i presidentit amerikan Donald Trump për të blerë Grenlandën "nuk është shaka".
Ai në një intervistë për Megyn Kelly Show Sirius XM, theksoi se Trump ka shprehur interesimin që Grenlanda të bëhet pjesë e SHBA-së qe nga rizgjedhja e tij në nëntor.
"Nuk ka të bëjë me fitimin e një vendi për të marrë tokë. Është interesi ynë kombëtar dhe kjo duhet të zgjidhet," tha ai duke shtuar se "kjo nuk është një shaka."
SHBA, Danimarka e Grenlanda dakordohen të diskutojnë për sigurinë e Arktikut • KosovaPressDanimarka kontakton Trump për Grenlandën • KosovaPress
I pyetur nëse SHBA do ta marrin Grenlandën brenda katër vjetësh, Rubio tha se “nuk janë ende në gjendje të flasin se si saktësisht do të vazhdojnë në mënyrë taktike”.
Gjendet “baza e harruar” amerikane nën akullin e Grenlandës • KosovaPress