“Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj”, ka qenë kundërpërgjigjja e Richard Grenell i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Misionet ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Delusional.
— Richard Grenell (@RichardGrenell)
Relations have never been lower. Albin Kurti has been condemned by the first Trump Administration, the Biden Administration, NATO, the EU, the U.S. Embassy, Anthony Blinken, etc. https://t.co/jiqMrrk18d
Derisa kryeministri Kurti një ditë më parë iu kishte përgjigjur Grenellit duke thënë se marrdhëniet me SHBA në janë më të forta se kurrë.
Në një intervistë për mediat kosovare, Kurti ka hedhur poshtë komentet e Grenellit, duke thënë se marrëdhënia e Kosovës me SHBA-në aktualisht është në nivelin më të mirë që nga fillimi i saj. Ai gjithashtu e pozicionoi veten si një aktivist dhe jo si analist, duke sugjeruar se komentet e Grenell ishin interpretime mediatike dhe jo citate të drejtpërdrejta.
Ndërsa pranoi se SHBA-të kanë shprehur shqetësime dhe kritika, Kurti theksoi se reagimet e tilla janë konstruktive dhe e ndihmojnë Kosovën të ecë përpara. Ai më tej ka pohuar se nën udhëheqjen e tij, lidhjet e Kosovës me SHBA-në janë forcuar jo vetëm diplomatikisht por edhe në fushën e sigurisë dhe energjisë.“Qeveria Kurti ishte e pabesueshme gjatë mandatit të parë të Trump, dhe gjithashtu ka qenë jo e besueshme gjatë mandatit të Bidenit”.
Krahas kësaj, Grenell pohoi se kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi por jo në Kosovë dhe fajësoi Kurtin për këtë mungesë investimesh.