Izraeli: Irani po përgatit sulme nga Iraku
Foto Ilustruese
Inteligjenca izraelite sugjeron se Irani po përgatit një sulm ndaj Izraelit nga territori i Irakut në ditët në vijim, ndoshta para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, raporton Axios, duke cituar dy burime anonime izraelite.
Sulmi duhet të kryhet nga territori i Irakut me një numër të madh dronësh dhe raketash balistike, sipas raportit të Axios.
Më tej thuhet se kryerja e sulmit përmes milicisë pro-iraniane në Irak mund të jetë një përpjekje e Teheranit për të shmangur një sulm tjetër nga Izraeli kundër objektivave strategjikë në Iran.
Izraeli dhe Irani po shkëmbejnë sulme si pjesë e një lufte më të gjerë në Lindjen e Mesme të nxitur nga lufta e Gazës.
Të shtunën, avionët ushtarakë izraelitë shënjestruan fabrikat e raketave dhe vende të tjera pranë Teheranit dhe në Iranin perëndimor, si hakmarrje për një sulm të 1 tetorit ndaj Izraelit me 200 raketa.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha të hënën se Teherani do të "përdorë të gjitha mjetet në dispozicion" për t'iu përgjigjur sulmeve izraelite.