Maqedoni e Veriut: Mickoski nuk pret të prishen proceset me qeverinë teknike
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski deklaroi se mbeten të qëndrimit se nuk do ta përkrahin qeverinë teknike.

Ai sot për mediat tha se nuk pret turbullira në proceset e ardhshme me qeverinë tranzitore sepse, tha ai, “ligji është i qartë, Kushtetuta është e qartë”.

“Me këta njerëz çdo gjë është e mundur, gjimnastikë, por nuk pres asgjë që mund ta prishë procesin”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e organizuar nga Unioni Panevropian i Maqedonisë.

I pyetur nëse pret një politikë të re nga kryeministri teknik Talat Xhaferi, ai është përgjigjur se në gjashtë vjet e gjysmë “ai si kryetar i Kuvendit ka bërë shumë lëvizje antikushtetuese dhe të kundërligjshme”.

“Pres vazhdimësi të politikave të këqija. Dhe nëse dikur mund të kemi qenë unanim se nuk ka asgjë më të keqe se kjo, është një qëndrim pesimist. Duhet të jemi optimistë, por pres që në këto njëqind ditë të jetë më keq”, tha kryetari i partisë opozitare.

Në lidhje me iniciativën e LSDM-së për formimin e një fronti evropian për zgjedhjet, ai u përgjigj se "është një koalicion kriminal që e cilëson veten si koalicion evropian në përpjekje për të defokusuar".

Nesër votohet qeveria teknike, Xhaferi i pari kryeministër shqiptar në historinë e shtetit maqedonas • KosovaPress

“Nuk ka asgjë evropiane atje, veç se ndoshta janë marrë vesh bashkë si të varfërojnë e grabisin popullin dhe shtetin. Është interesi që i bashkon ato struktura politike. Shpresoj dhe, më saktë, jam i sigurt se pas këtyre zgjedhjeve ai opsion do të mposhtet rëndë. Do të mund të kalojnë një mandat katërvjeçar në opozitë, do të mund të reformohen me njerëz të rinj, me politika të reja dhe me ide të reja dhe pas katër vjetësh do të dalin në zgjedhjet parlamentare dhe do të ofrojnë diçka më konkrete dhe konkurrues”, tha Mickoski.

Qeveria teknike, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut konstatoi dorëheqjet • KosovaPress

Për arsye politike, shtoi ai, i inkurajon që “të bëjnë atë koalicion sa më shpejt, nesër nëse është e mundur”, por ai beson se “qytetarët më 8 maj dhe më parë më 24 prill do të jenë shumë qartë dhe me zë të lartë pas kutive të votimit”. /AlsatMk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024