Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i dorëzoi këtë të premte Talat Xhaferit mandatin për formimin e qeverisë teknike. Ish-kryeparlamentari Talat Xhaferi do të jetë i pari kryeministër shqiptarë në historinë e shtetit maqedonas.
Ai theksoi se do t’i zhvillojë me përgjegjësi bisedimet për formimin e kabinetit të ri qeveritar dhe se në fokus do të ketë mirëqenien e qytetarëve.
Xhaferi sot do të depozitojë në Parlament programin së bashku me listën e emrave të kabinetit të tij, ku priten dy ministra të rinj, njëri prej të cilëve nga radhët e partisë opozitare VMRO-DPMNE.
Dy emrat e rinj do të emërohen në krye të ministrisë së punëve të brendshme dhe tjetri tek çështjet sociale. Ndërkohë nga radhët e VMRO në kabinetin teknik do të jenë dhe tre zëvendës-ministra. Qeveria teknike do të votohet ditën e diele në parlament. Seanca do të drejtohet nga Jovan Mitreski.