Qeveria teknike, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut konstatoi dorëheqjet
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka konstatuar sot dorëheqjen e qeverisë dhe kreut të deritanishëm të Kuvendit, ndërsa me shumicë votash, 64, votoi zgjedhjen e Jovan Mitrevskit për kryetar të ri të Kuvendit në vendin e kreut të deritanishëm Talat Xhaferi.

Presidenti Stevo Pendarovski i dorëzoi sot mandatin për formimin e qeverisë së re për organizimin e zgjedhjeve Talat Xhaferit.

Partitë do të shfrytëzojnë kohën e mbetur deri të dielën për të zgjidhur përplasjet rreth asaj që VMRO-DPMNE-ja nuk dëshiron ta votojë qeverinë e drejtuar nga Xhaferi, ndërsa LSDM-ja thotë se nuk ka asnjë rast në botë kur një parti që merr pjesë në qeveri dhe të mos e votojë atë.

Martin Kostovski nga LSDM-ja tha se qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë të udhëhiqen nga një qeverisje me integritet, e cila ofron zgjidhje për progres në vend.      

Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE,  tha se dita e sotme tregon se seanca e sotme dëshmoi se qeveria aktuale do të vazhdojë në pafundësi të shkatërrojë vendin.

Ndërsa, Dimitar Apasiev, kryetar i Të Majtës, doli me kritika ndaj Jovan Mitrevski, kryetarit të ri të Kuvendit.    

Jovan Mitrevski, kryetar i ri i Kuvendit, tha se mbeten të hapur për bashkëpunim me partitë e tjera parlamentare.

Ndryshe, Qeveria e re teknike pritet të votohet të dielën, 100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024