Maqedonci për KosovaPress: Do të jem ministër i Mbrojtjes
Lexohet për: 1 min.
364529610_153491614396910_6295177210454165448_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kolonel Ejup Maqedonci do të jetë ministër i ri i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti. Këtë e ka konfirmuar vetë ai për KosovaPress.

Ai do të pasojë ministrin Armend Mehaj, dorëheqja e të cilit ende nuk është publikuar, por për të cilën KosovaPress raportoi më herët.

Së fundmi, Maqedonci ishte oficer me përgjegjësi primare për ushtrimin e madh “Defender Europe 23”.

https://kosovapress.com/admin/jep-doreheqje-ministri-mehaj/

Maqedonci, i cili ka përvojë të gjatë ushtarake, ka shërbyer edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024