Maqedonci fton deputetët për të votuar pro dërgimit të FSK-së në Gazë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Maqedonci fton deputetët për të votuar pro dërgimit të FSK-së në Gazë
Ejup Maqedoci
17/04/2026 - 16:34
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë pro dislokimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza me mision ndërkombëtar.

Maqedonci tha se ministria së bashku me FSK-në kanë adresuar të gjitha çështjet që ndërlidhen me pjesën përgatitore të dërgimit të kontingjentit në Gaza.

“Dërgimi i FSK-së në këtë mision përfshinë pjesëmarrjen e personelit të FSK-së në kuadër të komandës së unifikuar të forcës ndërkombëtare stabilizuese e cila për mision ka të mbështesë zbatimin e planit gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë adresuar të gjitha çështjet që ndërlidhen në pjesën përgatitore të dërgimit të kontingjentit duke përfshirë përgatitjen e personelit, masat e sigurisë, rregullat e angazhimit, çështjet e sigurimit shëndetësorë dhe sigurimit të jetës, pagesat për rrezikshmëri si dhe mbështetjen financiare bazuar në ligjet dhe rregulloret”, tha Maqedonci.

Përmes këtij angazhimi Kosova do të dëshmoj se është partner i besueshëm dhe i gatshëm të veproj krahë aleatëve në mbështetje të paqes dhe sigurisë, tha Maqedonci.

Më tej, ai shtoi se forcon profilin ndërkombëtarë të shtetit tonë dhe afirmon profesionalizmin e FSK-së.

“Përmes këtij angazhimi Republika e Kosovës dëshmon se është partner i besueshëm, i përgjegjshëm dhe i gatshëm të veproj krahë aleatëve në mbështetje të paqes, sigurisë, mbrojtjes së civilëve dhe zbatimit të mandateve ndërkombëtare. Forcon edhe më tej profilin ndërkombëtarë të shtetit tonë, afirmon profesionalizmin e FSK dhe vendos republikën tonë në radhën e shtetit që jo vetëm përfitojnë nga siguria ndërkombëtare por edhe kontribuojnë aktivisht në ruajtjen e paqes”, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026