Moti sot, ja çka parasheh IHMK
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Moti sot, ja çka parasheh IHMK
Moti
11/06/2026 - 07:26
Linku u kopjua

Kosova pritet të përfshihet sot vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës pritet të zhvillohen më tej duke sjellë reshje shiu, rrebeshe afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa zona ekziston mundësia e paraqitjes së breshërit.

Temperaturat do të shënojnë ulje krahasuar me ditët e fundit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 21 deri në 25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 10 metra në sekondë, transmeton KosovaPress.  


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026