Maqedonci-Dragone: Ruajtja e stabilitetit në Ballkan përbën prioritet
Lexohet për: 2 min.
2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të vizitës zyrtare, ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci sot u prit në takim nga shefi i Mbrojtjes së Italisë dhe kryesuesi i ardhshëm i Komitetit të NATO-s, admiral Giuseppe Cavo Dragone.

Ata me këtë rast diskutuan për situatën aktuale gjeopolitike, zhvillimin e FSK-së, bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe synimin e Kosovës si shtet për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ministri Maqedonci e falënderoi admiralin italian për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Italia ka ofruar përmes trupave të KFOR-it dhe EULEX-it.

Ndërsa, admirali italian shprehu vlerësim të lartë për mënyrën se si është menaxhuar sulmi terrorist në veri të vendit më 24 shtator në Banjska të Zveçanit. Ai, po ashtu, shfaqi vullnet e gatishmëri të plotë për të përkrahur Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Programin e Partneritetit për Paqe.

Maqedonci dhe Dragone u dakorduan që ruajtja e stabilitetit në Ballkan e më gjerë përbën prioritet, ndërsa koordinimi me partnerët strategjikë është lidhja që e garanton këtë, thuhet në një komunikatë për media.

Maqedonci në Itali: Kosova të jetë garantuese e sigurisë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024