Përfundimi i mandatit të presidentes Vjosa Osmani ka nxitur reagime të ndryshme nga qytetarët, të cilët në përgjithësi vlerësojnë punën e saj, por shprehin edhe rezerva për disa veprime dhe për mënyrën e zgjedhjes së presidentit në të ardhmen.
Qytetari Fatmir Azemi nga Prishtina vlerëson se mandati i Osmanit ka qenë përgjithësisht i suksesshëm, por thekson nevojën për ndryshime në mënyrën e zgjedhjes së presidentit.
Ai gjithashtu shpreh qëndrimin e tij lidhur me mundësinë e një mandati të ri për Osmanin, duke theksuar se qëndrimi i tij ka ndryshuar për shkak të veprimeve të fundit.
“Unë deri në fund, bile deri ditën e fundit, të drejtën me të thënë kisha dashur me e pa kandidat prapë me vazhdu Vjosa Osmanin. Po me veprimin e saj, domethënë edhe ditën e fundit e dërgon në Kuvend propozimin për zgjedhjen e presidentit me vota të qytetarëve, domethënë pesë vjet e ka mbajtur në sirtar edhe nuk e ka dërguar, domethënë me kohë atë propozim që me qenë me rregullore me kushtetutë ajo. Një, e në momentin e fundit kur e pa që po rrezikohet, atëherë po e bën këtë propozim, domethënë propozim jo i sinqertë sipas mendimit tim… kështu që mendimi im është tash jo”,tha Azemi.“Po, se populli e don se ajo ka bërë shumë për Kosovën", përfundoi Bajrami.
Qytetari Sali Saliu konsideron se, pavarësisht kritikave, nuk sheh një alternativë më të përshtatshme se Vjosa Osmanin në skenën aktuale politike për president.
Osmani i ka uruar mirëseardhje Haxhiut, duke thënë se është lumtur që po ia dorëzon një gruaje pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes.
Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 4 prill 2021, me 71 vota “për” zgjodhi presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun.
Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Vjosa Osmani-Sadriu, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kandidatin tjetër Nasuf Bejta nuk votoi asnjë deputet.