Manchester United transferon Youri Tielemans nga Aston Villa
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Manchester United transferon Youri Tielemans nga Aston Villa
New Project - 2026-07-14T202156.878
14/07/2026 - 20:22
Linku u kopjua

Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit belg Youri Tielemans nga Aston Villa. “Djajtë e Kuq” aktivizuan klauzolën e lirimit prej 35 milionë funtesh dhe i ofruan 29-vjeçarit një kontratë pesëvjeçare në “Old Trafford”.

Tielemans, i cili ka bërë 134 paraqitje për Aston Villan pas kalimit nga Leicester City, vjen te United me përvojë të madhe në Premier League.

Ai fitoi Ligën e Evropës sezonin e kaluar, duke shënuar edhe golin e parë në finalen ndaj Freiburgut.

Mesfushori belg, me 90 paraqitje për kombëtaren e tij, bëhet përforcimi i tretë i Manchester United këtë verë, pas Andrey Santos dhe Karl Darlow.

Klubi anglez shpreson që Tielemans të sjellë më shumë kreativitet, qetësi dhe liderizëm në mesfushë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026