Manchester United shumë afër transferimit të yllit belg
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Manchester United shumë afër transferimit të yllit belg
New Project - 2026-07-13T144121.807
13/07/2026 - 14:41
Linku u kopjua

Manchester United është shumë pranë transferimit të mesfushorit belg Youri Tielemans, pasi ka aktivizuar klauzolën e lirimit prej 41 milionë eurosh në kontratën e tij me Aston Villën.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes klubit anglez dhe lojtarit tashmë është arritur në parim, ndërsa zyrtarizimi pritet së shpejti.

Transferimi i Tielemans vjen pasi United hoqi dorë nga afrimi i Edersonit të Atalantës për shkak të problemeve të zbuluara gjatë kontrollit mjekësor.

Manchester United aktivizon klauzolën prej 41 milionë eurosh në kontratën e Tielemans me Aston Villën. Ekziston edhe marrëveshje verbale me mesfushorin belg. Pas Andrey Santos, radha është e Tielemans”, shkroi Romano.

29-vjeçari iu bashkua Aston Villës si lojtar i lirë në vitin 2023 dhe zhvilloi 134 ndeshje, duke shënuar 10 gola.

Ai ishte një nga lojtarët kyç të ekipit të Unai Emeryt, duke kontribuar në kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe në fitimin e Ligës së Evropës sezonin e kaluar.

Gjithashtu, Tielemans zhvilloi paraqitje të mira me Belgjikën në Kupën e Botës, ku shënoi dy gola dhe ndihmoi kombëtaren të arrinte në çerekfinale.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026