Manchester United, Chelsea dhe Liverpool në garë për Jarrod Bowen
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Manchester United, Chelsea dhe Liverpool në garë për Jarrod Bowen
Jarrod Bowen
20/05/2026 - 10:36
Linku u kopjua

Ylli i West Ham, Jarrod Bowen, është bërë një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve këtë verë, me tre gjigantë të Premier Ligës, Manchester United, Chelsea dhe Liverpool, që po monitorojnë situatën e tij.

Interesimi për 29-vjeçarin lidhet drejtpërdrejt me gjendjen e vështirë të West Ham, që rrezikon rënien nga liga. Nëse kjo ndodh, klubi londinez mund të detyrohet të shesë lojtarë për të mbuluar humbjet financiare, të cilat pritet të kalojnë 100 milionë paund.

Liverpool e sheh Bowenin si një opsion për të përforcuar sulmin dhe potencialisht si zëvendësues për Mohamed Salah, ndërsa Manchester United kërkon më shumë thellësi në repartin ofensiv. Nga ana tjetër, Chelsea synon të shtojë eksperiencë në skuadër.

E ardhmja e Jarrod Bowen mbete e pasigurt, por është e qartë se ai do të jetë një nga emrat kryesor të merkatos së verës në Premier Ligë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026