Manchester United ka raportuar rezultate positive financiare me një fitim prej 32.6 milionë paund për gjysmën e dytë të vitit 2025, duke u rikuperuar nga humbjet e vitit paraprak.
Shefi ekzekutiv, Omar Berrada, ia atribuon këtë rezultat masave të rrepta të kursimit të iniciuara nga Sir Jim Ratcliffe, përfshirë shkurtimin e 450 vendeve të punës dhe uljen e pagave me 9%.
Megjithatë, situata mbetet sfiduese pasi borxhi total i klubit është rritur në 1.29 miliardë paund, i nxitur nga detyrimet e prapambetura për transferime lojtarësh dhe linjat e reja të kreditit.
Ky borxh masiv vjen në një kohë kur United planifikon ndërtimin e një stadiumi të ri që pritet të kushtojë mbi 2 miliardë paund, financimi i të cilit mbetet ende i paqartë. Edhe pse kostot financiare janë ulur ndjeshëm, klubi vazhdon të operojë nën një presion të lartë borxhi krahasuar me rivalët e tjerë në Premier League.