Manaj: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, gjithsesi para 7 gushtit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Manaj: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së, gjithsesi para 7 gushtit
Shkemb MAnaj
16/07/2026 - 15:27
Linku u kopjua

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demoratike e Kosovës, Shkëmb Manaj, ka thënë se po kryhen të gjitha procedurat teknike për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm për votimin e mosbesimit të kryetarit Lumir Abdixzhiku, para 7 gushtit.

Ai e ripërsëriti qëndrimin duke thënë se thirrja e kuvendit është me urgjencë, andaj ku sipas tij, një gjë e tillë do të ndodhë para datës kur përfundon afati kushtetues për formimin e qeverisë dhe të kuvendit.

“Siç e dini është çështje e procedurës. Ju e dini që është dorëzuar kërkesa dhe janë duke u kryer të gjitha punët edhe teknike për thirrjen e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Mendojmë që është me urgjencë, prandaj punët janë duke u kryer shpejt në mënyrë që të verifikohet kërkesa, të verifikohen delegatët dhe të bëhen të gjitha përgatitjet për Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Varësisht prej punëve. Besoj që brenda javës është problem sepse duhet pastaj përgatitjen edhe të ftesave për gjithë delegatët e Kuvendit dhe delegatët e Kuvendit duhen ta kenë ftesën”, tha ai.

Manaj, ndërkohë mohoi raportimet e djeshme se LDK-ja kishte arritur një marrëveshje parimore me Vetëvendosjen.

“Jo, besoj që për këtë ju jepet me përgjigje edhe kryetari i Lidhjes Demokratike edhe të tjerët, nuk ka pasur marrëveshje edhe nuk ka qenë ajo marrëveshje që është që është prezantuar në media”, tha ai.

Aktualisht në sekretarinë e LDK-së janë dorëzuar 151 nënshkrime për sharkimin e kryetarit Abdixhiku.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026