Man United hapë bisedimet me Carrick-un
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Man United hapë bisedimet me Carrick-un
man united
13/05/2026 - 14:36
Linku u kopjua

Manchester United është i gatshëm të hapë bisedimet me Michael Carrick për t’u bërë trajneri i ardhshëm i përhershëm, pasi bëri përshtypje gjatë kohës së tij të përkohshme në Old Trafford.

Drejtimin e ish-klubit të tij 44-vjeçari e mori në janar pas shkarkimit të Ruben Amorim. I emëruar si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit, Carrick ka lënë mbresa duke fituar 10 nga 15 ndeshjet e tij dhe duke siguruar një rikthim në Ligën e Kampionëve.

Carrick ka mbetur një nga kandidatët kryesorë dhe United është gati të hapë bisedimet me të për ta marrë punën në mënyrë të përhershme. Këto diskutime zyrtare pritet të fillojnë para ndeshjes së fundit të sezonit të United kundër Brighton më 24 maj.

United dëshiron së pari të flasë me Carrick-un në lidhje me pozicionin, pasi është impresionuar nga popullariteti i tij në skuadër, mënyra se si i trajton mediat dhe kuptimi i tij për trashëgiminë dhe madhësinë e klubit të futbollit.

Ndërkohë, rezultatet në fushë kanë qenë gjithashtu një faktori i madh. Carrick e ka udhëhequr United-in në vendin e 3-të në tabelë dhe Djajtë e Kuq e vulosën rikthimin e tyre në Ligën e Kampionëve duke mposhtur rivalët e përbetuar Liverpool-in 3-2 në Old Trafford. Që kur Carrick mori drejtimin e ekipit, United ka grumbulluar numrin më të madh të pikëve në Premier Ligë me 33 pikë nga 15 ndeshje.

United siguroi fitore ndaj Manchester Cityt dhe Arsenalit në dy ndeshjet e para të Carrick në krye të ekipit, dhe ka mposhtur Liverpoolin, Aston Villan, Chelsean dhe Tottenhamin.

Megjithatë, United ka qenë i vendosur të shqyrtojë disa emërime të mundshme në vend që ta emërojë Carrick sa më shpejt të jetë e mundur. Por tani raportohet se bisedimet do të zhvillohen brenda ditësh dhe besohet se nuk duhet të ketë vështirësi të konsiderueshme në arritjen e një marrëveshjeje.

Mesfushori luajti 464 herë për United dhe fitoi pesë tituj të Premier Ligës dhe një të Ligës së Kampionëve në vitin 2008.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026