Komuna e Malishevës dhe ajo e Mamushës janë komunat e radhës përfituese të aplikimit të masave të efiçiencës së energjisë nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, mbështetur nga Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës.
Në Komunën e Malishevës janë përfunduar dy projekte për efiçiencë energjetike në ndërtesën e komunës së Malishevës dhe në shkollën e mesme "Hamdi Berisha" në vlerë mbi 400 mijë euro.
Disa nga masat që përfshihen në këto projekte janë, izolimi termik i jashtëm me lesh guri, ndërrimi i dritareve dhe dyerve me ato efikase nga alumini, kaldaja e re për ngrohje qendrore me pelet ose pompe termike, ndriçim LED dhe komponentë të tjerë.
Zëvendësshefi i Bashkëpunimit në zyrën e BE-së në Prishtinë, Alessandro Bianciardi, deklaroi se janë të lumtur që po financojnë projekte që ndihmojnë në trancizionin e Kosovës drejt energjisë së gjelbër.
Të lumtur që përfituan nga ky fond ishin dy kryetarët e komunave, Malishevës dhe Mamushës.
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati tha se përmes këtij fondi u mundësohet qytetarëve një jetë më e mirë dhe më cilësore. Ai tha se nga kjo masë Komuna e Malishevës ka përfituar mbi 400 mijë euro .
Kryetari i Mamushës, Abylhadi Krasniqi, tha se frytet e projekteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian vetëm janë duke i shijuar për shkak se pjesa më e madhe e energjisë që shërben për administraën komunale prodhohet prej paneleve solare.
"Në Komunën e Mamushës prej solareve për momentin e kemi prodhimin e rrymës deri 86 për qind e konsumimit të objekteve komunale. Por, shpresojmë që projekte të tillë do të ketë Kosova më shumë dhe shpresojmë që nuk do të kemi nevojë të bëjmë një termocentral të ri për prodhim të energjisë së ripërtërishme", tha Krasniqi.
"Shpresojmë që brenda vitit 2031 do t'i arrijmë caqet që është një transformim i sektorit dhe investime në kapacitete të reja 1600 MGW energji të ripërtrishme. Por, që çfarëdo transformimi nuk jep rezultatin e duhur pa kursimin e energjisë dhe pa efiçencën, pra të bëjmë punë sa më shumë me më pak energji, me më pak mund, ky është synimi. Andaj, ne vazhdojmë ta përkrahim punën që bënë Fondi i Efiçiencës dhe shpresojmë të shohim projekte dhe investime të kësaj natyre më tutje dhe jo vetëm në Komunën e Malishevës por edhe në komuna tjera të cilat do të vazhdojmë t'i vizitojmë gjatë këtyre ditëve për t'i përuruar investimet, kryesisht nëpër objekte publike, pra ndërtesa të komunave, shkollave. Por, në fazat e mëvonshme edhe në ndërtesa banesore dhe pse jo në banesa private", tha Mjeku.
Ndërsa drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Ahmet Ismaili, dha lajmin e mirë se tha se do të vazhdojnë edhe me tëj me këto masa edhe në komuna të tjera në vend.
Kujtojmë se, sipas IPA 2017, BE-ja ka ndarë 10 milionë euro për Fondin e Mirëbesimit të menaxhuar nga Banka Botërore me qëllim të mbështetjes së operacioneve të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (KEEF) në infrastrukturën publike komunale duke përfshirë ndërtesat publike dhe ndriçimin publik.
Granti i BE-së është i kombinuar me 5 milionë euro kredi nga Banka Botërore si dhe bashkëfinancim nga Qeveria me 1 milionë euro/vit.
BE-ja kërkon më tej të mbështesë Kosovën në zbatimin e strategjisë së re të energjisë (2022-2031) në veçanti në fushën e eficiences se energjisë dhe energjisë së rinovueshme.