Paolo Maldini iu përgjigj Paolo Scaronit pas mesazhit të hidhur të presidentit të Milanit, duke sfiduar sugjerimet e hidhërimit.
Ish-mbrojtësi legjendar, i cili kaloi të gjithë karrierën e tij 24-vjeçare si lojtar me kuqezinjtë, punoi si pjesë e stafit të klubit nga viti 2018 deri në vitin e kaluar, kur ai u shkarkua papritur nga pronari i ri Gerry Cardinale në një takim të shkurtër në fillim të verës, raporton KosovaPress.
Të mërkurën, presidenti i Milanit, Scaroni u pyet nëse ai kishte folur me Maldinin së fundmi pas largimit të ish-mbrojtësit vitin e kaluar.
Përgjigja e tij ishte përfundimtare: “Nuk kam dëgjuar nga ai. Kur dikush e shikon të kaluarën me hidhërim, do të thotë se ai nuk po e jeton shumë mirë të tashmen”.
"Nëse shikoj të kaluarën time, nuk mund të ndalem së buzëqeshuri", tha Maldini.