Ronaldo lëndohet pas humbjes së penalltisë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ronaldo lëndohet pas humbjes së penalltisë
cr
01/03/2026 - 13:57
Linku u kopjua

Cristiano Ronaldo ka kaluar një natë të vështirë me fanellën e Al Nassr në përballjen kundër Al Fayha.

Ndonëse skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-3 dhe ruajti pozitën e tabelës, vëmendja mbeti te portugezi. Që në minutën e 11-të, Ronaldo pati shansin të kalonte ekipin në avantazh nga pika e bardhë, por goditja e tij shkoi jashtë portës, duke lënë të shokuar tifozët.

Gjërat u rënduan më shumë në pjesën e dytë kur në minutën e 70-të, CR7 ndjeu një shqetësim muskulor që e detyroi të kërkonte zëvendësimin. Për fatin e Al Nassr, Sadio Mané dhe João Félix morën timonin e lojës për të siguruar fitoren, por dëmtimi i Ronaldos ka ngritur alarme për gjendjen e tij fizike.

Aktualisht, Ronaldo mbetet në kuotën e 965 golave në karrierë, duke qenë vetëm 35 gola larg shifrës historike prej 1,000 golash.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026