Macron prin në BE për ndjekës në rrjetet sociale, Meloni e dyta, Merz i teti
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Macron prin në BE për ndjekës në rrjetet sociale, Meloni e dyta, Merz i teti
Lideret BE
24/07/2026 - 15:51
Linku u kopjua

Presidenti francez Emmanuel Macron është lideri më i ndjekur në rrjetet sociale në Bashkimin Evropian, me mbi 35.6 milionë ndjekës në të gjitha platformat kryesore.

Sipas të dhënave të përmbledhura më 23 korrik 2026 nga Ëorld of Statistics, Macron kryeson renditjen e liderëve të vendeve të BE-së me gjithsej 35,651,257 ndjekës në platformat X, Facebook, Instagram, TikTok, YouTube dhe LinkedIn.

Në vendin e dytë renditet kryeministrja italiane Giorgia Meloni me afro 23 milionë ndjekës, ndërsa i treti është kryeministri spanjoll Pedro Sánchez me 6.8 milionë.

Pesëshja e parë plotësohet nga kryeministri polak Donald Tusk me 4.4 milionë ndjekës dhe politikani hungarez Péter Magyar me rreth 3.9 milionë.

Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz nuk bën pjesë në mesin e liderëve më të ndjekur të BE-së. Ai renditet vetëm në vendin e tetë me 1,640,166 ndjekës, duke mbetur pas liderëve të Francës, Italisë, Spanjës, Polonisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Holandës.

Po të ishte vendi i tij në BE, para Merz do të ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ky, vetëm në Facebook la 1.6 milionë ndjekës.

Pas Merzit në renditje vijnë politikani çek Andrej Babiš dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ndërsa lista vazhdon me kryeministrin belg Bart De Ëever, homologen daneze Mette Frederiksen dhe kryeministrin suedez Ulf Kristersson.

Renditja është bazuar në numrin e kombinuar të ndjekësve në platformat X, Facebook, Instagram, TikTok, YouTube dhe LinkedIn për liderët që përfaqësojnë vendet e tyre në Këshillin Evropian. Të dhënat janë mbledhur më 23 korrik 2026. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026