Përballja e barazhit në Ligën e Parë të Kosovës, mes Lirisë dhe Dinamos së Ferizajit, do të zhvillohet sot, një përballje vendimtare që mund të afrojë njërën nga skuadrat një hap më pranë Superligës për sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Lirisë, që e mbylli sezonin në vendin e tretë, do të përballet me Dinamon e Ferizajt, e renditur e katërta. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me fillim nga ora 16:00.
Mbetet të shihet nëse Liria do ta vazhdojë serinë pozitive, apo Dinamo e Ferizajt do të arrijë të befasojë dhe të mbajë gjallë ëndrrën për Superligë.
Formacionet zyrtare:Dinamo Ferizaj: Enhar Cakolli, Aleksander Igeski, Bleon Axhami, Kenan Orana, Almedin Klinaku, Daniel Tette, Ardian Shaljani, Armend Gashi, Genc Berisha, Sokol Kiqina, Mohaison Mahmoud.
KosovaPress