Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci i është kundërpërgjigjur presidentes, Vjosa Osmani, e cila tha mëngjesin e sotëm tha se “këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”.
Në konferencë për media, ku LVV bëri të ditur se do e dërgojnë në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarje të kuvendit, Nagavci tha se “Osmani duhet të tregojë se kush janë këta emra të rrezikshëm”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar liderët e partive politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Këto takime vijnë pas dekretit për shpërndarje të Kuvendit.“Do të shohim shumë pak, unë nuk besoj që ka asnjë arsyeje të merret pjesë në një takim të tillë për faktin e thjesht siç e thamë se ky është një veprim jo vetëm që bie ndesh me Kushtetutën por edhe një veprim i nxituar dhe që nuk është në interes të vendit”, shtoi ajo.
Presidentja Vjosa Osmani, të premten ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, siç tha ajo, pas dështimit të deputetëve për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues.