“LVV-LDK”, Rama: Çdo koalicion që transformon vendin është i mirëseardhur
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“LVV-LDK”, Rama: Çdo koalicion që transformon vendin është i mirëseardhur
PerparimRama
13/01/2026 - 13:25
Linku u kopjua

“Çfarëdo koalicioni që do të shërbente për të mirën e qytetarëve do të ishte i mirëseardhur”, tha të martën kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, teksa u përgjigj në pyetjen e gazetarëve nëse do të përkrahte një koalicion mes LDK-së dhe VV-së në nivel nacional. Ndërsa ka hedhur poshtë mundësinë se ai mund të jetë në krye të LDK-së, në rast se kryetari aktual Lumir Abdixhiku do të japë dorëheqje apo do të zërë postin e presidentit të vendit.

“Unë po them që mendoj që të gjithë të zgjedhurit në kryeqytet, në vend, në Kosovë janë rezultat i votave të qytetarëve për të mirën e Kosovës, çfarëdo koalicioni që hap proceset me transformu vendin tonë për të mirë janë të mirëseardhura. Sa kam qenë në komunë nuk kam pasur eksperiencë të mirë (me LVV) sepse në dy vitet e para jam munduar me bashkëpunu, por kanë qenë sabotues e bllokues. Uroj që të jenë bashkëpunues tash sepse nuk ecë shoqëria përpara me sabotime”, tha Rama në një prononcim për media gjatë vizitës te disa familje të prekura nga vërshimet në Kodër të Trimave.

Deklaroi se nuk ka ambicie për poste të tjera dhe se fokusi i tij mbetet kryeqyteti.

“Unë e kam cek këtë çështje edhe më përpara, që unë jam kryetar i kryeqytetit kam një  mandat 4-vjeçar, ku kemi njerëz të mrekullueshëm brenda partisë, të cilët munden me i çu proceset përpara, prandaj nuk ma merr mendja që kanë nevojë për mua. Mirëpo, po them, unë jam këtu për kryeqytetin për qytetarët e kryeqytetit, prandaj do të jem aty në ndihmë çfarëdo ndihme që ka me pas nevojë. Mirëpo, fokusi im është kryeqyteti”, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026