LVV dyshon se LDK e PDK janë duke bashkëqeverisur fshehurazi në Prishtinë
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë dhe partitë tjera opozitare iniciojnë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme në Prishtinë më 27 shkurt lidhur me zhvillimet e fundit në kryeqytet. Grupi Këshilltarëve Komunal të LVV-së konstaton se LDK dhe PDK janë fajtorët dhe faktorët që Kuvendi Komunal ka tre muaj që nuk mbanë seanca, për shkak të ndarjes së tyre nga koalicioni. Madje LVV shpreh PDK dhe LDK në publik paraqiten të ndara, në prapaskenë qëndrojmë të bashkuar në kryeqytet.

Shef i asamblistëve të kësaj partie, Gëzim Sveçla në një konferencë për media tha se si rezultat i kësaj ‘mjegulle politike’ të krijuar nga subjektet që deri me 8 shkurt bashkëqeverisnin në Prishtinë, LDK dhe PDK.  

Ai tha se Kuvendi Komunal i Prishtinës është i bllokuar dhe jo funksional tash dy muaj, dhe sipas tij nuk  ka shumicë parlamentare për trajtimin e problemeve enorme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Prishtinës.

Ndërsa asamblistja tjetër nga LVV, Nora Kelmendi shtoi se viti 2024 është viti i cili më në fund e shpërfaqi fytyrën e vërtetë të qeverisjes në kryeqytet. Sipas saj, një qeverisje e pa “zot shtëpie, me përjetime të rrejshme të cilat pa pikë turpi po e fundosin qytetarin e kryeqytetit’.

Po ashtu edhe asamblisti Mirsad Vitia theksoi se PDK-ja udhëheq ndërmarrjet publike si ndërmarrjen publike banesore, kompaninë “Pastrimi”, komapaninë “Gjelbër” dhe “Trafiku urban”. Kështu ende këto ndërmarrje vazhdojnë të udhëhiqen nga njerëzit e caktuar të PDK-së.

Por, dyshimet  nga Vitia janë që  PDK thotë  qe ka larguar të gjithë drejtorët nga kabineti i Përparim Ramës, dhe të gjithë aksionarët e saj nga ndërmarrjet publike komunale, por pse nuk i ka shkarkuar edhe anëtarët e bordeve ne këto ndërmarrje po atë ditë.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në Prishtinë e iniciuar nga LVV dhe partitë tjera opozitare do të mbahet ditën e martë, me 27 shkurt. /A. Shala /

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024