Lushtaku: Qëndrimi i PDK-së për presidentin mbetet i pandryshuar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Lushtaku: Qëndrimi i PDK-së për presidentin mbetet i pandryshuar
lushtaku 1234
04/03/2026 - 16:56
Linku u kopjua

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, tha se qëndrimi i PDK-së për presidentin mbetet i pandryshuar, duke kërkuar një kandidat konsensual dhe duke kundërshtuar, siç tha ai, imponimin e një emri nga pushteti.

Ai bëri të ditur se në mbledhjen e fundit janë diskutuar zhvillimet politike.

"Realisht ne diskutuam për zhvillimet e fundit që po na vijnë, temat e diskutimit edhe pse nuk janë zyrtare. Qëndrimi ynë është i njëjtë, ne kemi qenë pro që të kemi një kandidat për president konsensual, realisht atë nuk e patëm deri më tani. Kemi qenë me zemër që nëse është dikush nga familja Jashari të jemi për, por e pamë rrjedhojën dhe e respektojmë qëndrimin e tyre. Derisa ka sërish tentime që me qu në qoshe opozitën dhe me imponu kandidatin e tyre politik, sigurisht që ne nuk qëndrojmë në qoshe dhe me përgjegjësinë të lartë do të qëndrojmë karshi premtimeve dhe qëndrimeve tona që mos me qenë mbështetës të një pushteti autoritar çfarë krijon zotëri Kurti”, tha Lushtaku.

I pyetur nëse Andin Hoti ka kërkuar votën e tij dhe nëse PDK-ja do ta mbështeste atë për president, Lushtaku tha se nuk do ta votojnë, përderisa ai është pjesë e partisë në pushtet.

“Ne e respektojmë çdo familje të respektuar edhe Andinin e kemi pas koleg, por ai është vartës i partisë në pushtet dhe derisa është në VV nuk kemi votë për të. Nuk do të qëndrojmë në sallë. PDK-ja është e gatshme me dhënë emrin nëse ka marrëveshje”, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026