Ali Ahmeti: Gjuha shqipe në rrezik, duhet t’i dalim zot, pa shqiptarët Maqedonia i ka ditët e numëruara
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ali Ahmeti: Gjuha shqipe në rrezik, duhet t’i dalim zot, pa shqiptarët Maqedonia i ka ditët e numëruara
Ali Ahmeti1234
14/04/2026 - 17:28
Linku u kopjua

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, një prej partive kryesore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti tha se gjuha shqipe atje është “në rrezik”.

Gjatë një paneli diskutimi në Samitin e Diasporës në Tiranë, ku, ndër të tjerë, morën pjesë edhe kryediplomatët e Kosovës dhe Shqipërisë, Ali Ahmeti tha se gjuhës shqipe “duhet t’i dalim zot të gjithë”.

“Sa i takon gjuhës shqipe në Maqedoni, është një rrezik i vërtetë që mendoj që duhet t’i dalim zot të gjithë gjuhës që e flasim të gjithë”, tha ai.

Ahmeti tha se gjuha shqipe në RMV është e garantuar me Marrëveshjen e Ohrit të gushtit të vitit 2001 që i dha fund luftës në Maqedoninë e Veriut. Ajo marrëveshje siguroi, ndër tjerash, që shqipja të bëhej gjuhë zyrtare dhe të rritej pjesëmarrja e shqiptarëve në institucionet qeveritare, polici e ushtri.

Ai tha se ajo marrëveshje u nënshkrua dhe “garantua” edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO dhe se është e përbashkët përgjegjësia për ta mbrojtur atë.

“Përgjegjësinë e kemi të përbashkët: Ëashington, Bruksel, NATO, forcat politike shqiptare, forcat politike maqedone. Maqedonia ka ardhmëri në bashkjetetsë, në bashkqeverisje vetëm me shqiptarët. Pa shqiptarët, Maqedonia nuk mund të mbijetojë dhe ditët i ka të numëruara”, tha Ahmeti.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026