Lushaku: Seanca për diskutim për presidentin është tallje me qytetarët
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Lushaku: Seanca për diskutim për presidentin është tallje me qytetarët
Improvizime dhe tentativë për tu tallur me qytetarët po e konsideron shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, seancën e sotme për të diskutuar për presidentit.
Lushaku, para mediave tha se kjo qasje e LVV-së vetëm sa e thellon krizën.
“Në vend se të kemi një marrëveshje politike, ne kemi tash një thirrje të një seance që është tentativë për një farsë ose improvizim me gjoja se po diskutojmë për presidentin. Është fatkeqësi në vend se të kishim një emër konsensual dhe një president ne sot kemi vetëm improvizime të seancave. Është për ti ikur përgjegjësisë dhe tentativë për tu tallur me qytetarët”, tha Lushaku.
Ajo tha se nuk do të marrin pjesë në seancë, derisa shtoi se 15 deputetët e LDK-së kanë votë për secilin propozim të tyre.
“LDK nuk shkon në seancë pa pasur një marrëveshje për emrin që duhet ta votoj.. LDK i ka 15 vota për një marrëveshje politike dhe për kandidatin që LDK e propozon për president”, shtoi ajo.
Gjatë kohës sa ajo fliste në hollin e Kuvendin, deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri i kërkoi 15 nënshkrime për propozimin e LDK-së.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.