Analisti i futbollit Alban Lumi nuk ka kursyer kritikat ndaj skuadrave kosovare të futbollit pas paraqitjes zhgënjyese të tyre në garat evropiane. Ai si arsye të dështimit ka përmendur mungesën e trajnerëve të duhur dhe me eksperiencë në futbollin evropian.
Sipas Lumit, dështimi i Llapit në Ligën e Evropës ku u eliminua nga Ëisla Krakoë erdhi për shkak se trajneri Tahir Batatina nuk është trajner që di të aplikojë futboll cilësor të nivelit evropian dhe këtë e tregojnë dështimet e tij të njëpasnjëshme deri më tani.Kritike të ngjajmë Lumi pati edhe për trajneri i Malishevës, Qendrim Kida. Ai thotë se Kida nuk ka eksperiencën e duhur si trajner dhe në shumë raste është parë që ai nuk ka ide se si të ndryshohet qasja e lojtarëve ndaj kundërshtarit në fushë.
“Edhe Malishevës i duhet ndoshta eksperiencën ta kërkojë në Evropë, përkundër respektit që kemi për trajnerët që kanë filluar zejën dhe dëshirojnë të dëshmohen, megjithatë në arenën ndërkombëtare po duhet diçka tjetër, po duhet një ekspertizë më e madhe dhe ndoshta pikërisht sikur te Llapi, edhe tek skuadra e Malishevës mungon një strateg që në momente të caktuara e ndryshon strategjinë e lojës, i ndryshon ndoshta edhe vendet e lojtarëve, të bëjë ndryshime të guximshme siç kemi parë ndoshta tek skuadrat e mëdha”, ka theksuar Lumi.