“Luftë” në Maliq të Korçës - vritet një polic, plagoset një tjetër, i dyshuari plagoset dhe arrestohet
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Luftë” në Maliq të Korçës - vritet një polic, plagoset një tjetër, i dyshuari plagoset dhe arrestohet
policia korce
04/06/2026 - 09:59
Linku u kopjua

Një pjestëra u Forcave “Shqiponja” të policisë shqiptare ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur, si pasojë e sulmit me armë zjarri që ndaj tyre kreu një person i kërkuar, i cili u neutralizua dhe u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit në operacionin për kapjen e tij.

Policia njoftoi se në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Komisariatit të Policisë Maliq dhe të Komisariatit të Policisë Korçë, kanë organizuar planin dhe kanë shkuar në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia Maliq.

Sipas policisë rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Të njëjtit në vitin 2011 i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike””.

“Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor E. M., 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor E. A., 36 vjeç (të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë)”, njoftoi policia, transmeton ATSH, përcjellë KosovaPress.

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, pjesëtarët e policisë i janë kundërpërgjigjur atij me armë dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ai ka mbetur i plagosur, i cili më pas është arrestuar.

Është bërë e ditur se Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës Policie dhe mbeti i plagosur një tjetër punonjës i Policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026