Lojtarët e Gjermanisë paguajnë transportin për 600 tifozë në Botëror
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Lojtarët e Gjermanisë paguajnë transportin për 600 tifozë në Botëror
New Project - 2026-06-14T102457.639
14/06/2026 - 12:27
Linku u kopjua

Një gjest i jashtëzakonshme solidariteti vjen nga kampi i kombëtares së Gjermanisë në Botërorin 2026.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, lojtarët gjermanë kanë vendosur të financojnë personalisht transportin me autobus për 600 tifozë të tyre, të cilët do të udhëtojnë për të ndjekur ndeshjen e fundit të grupit kundër Ekuadorit.

Ky vendim i skuadrës erdhi pasi çmimet e biletave të trenit nga Manhattani drejt stadiumit "MetLife" pësuan një rritje të çmendur, duke kërcyer nga më pak se 13 dollarë në mbi 150 dollarë.

Pas reagimeve të ashpra nga publiku, çmimet e trenave u ulën në 98 dollarë, por kjo sërish mbeti një vlerë e lartë për xhepat e tifozëve.

Pikërisht këtu kanë ndërhyrë yjet e kombëtares si Joshua Kimmich me shokë. Lojtarët kanë vendosur që asnjë cent i këtij transporti të mos paguhet nga tifozët, duke marrë përsipër të gjitha shpenzimet e autobusëve që do t'i dërgojnë ata të sigurt dhe pa kosto në stadium për të mbështetur skuadrën.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026