Tetë shtatori i vitit të kaluar u konsiderua si datë shumë e rëndësishme për sportin e Kosovës pasi në Greqi Kosova fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Por tashmë kur po bëhet një vit nga kjo marrëveshje, në Kosovë nuk është bërë asnjë hap për të përmbushur marrëveshjen e nënshkruar, madje nuk është formuar as Komiteti Organizativ që do të merrej me punët operacionale në teren.
Një lëvizje të tillë të ekzekutivit e ka konfirmuar për KosovaPress, edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke e quajtur atë si kërkesë absurde.
Rama gjithashtu ka konfirmuar se ICMG i ka kthyer përgjigje negative Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e kësaj marrëveshje.
KosovaPress ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Sportit për këtë çështje, por ata nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...