Llapi kualifikohet pas dramës ndaj Malishevës në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Llapi kualifikohet pas dramës ndaj Malishevës në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Llapi
05/03/2026 - 15:58
Linku u kopjua

KF Llapi ka siguruar kualifikimin pas një ndeshjeje dramatike ndaj FC Malisheva në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në Futboll.

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë përfundoi 2-2 pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, ndërsa Llapi triumfoi 4-2 pas penalltive, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale. 

Mysafirët nga Malisheva kaluan të parët në epërsi shumë herët, kur Mevlan Zeka realizoi në minutën e 4-të për 0-1. Llapi reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi rezultatin në minutën e 49-të me golin e Besar Musollit. 

Në vazhdime, Malisheva riktheu epërsinë me golin e dytë të Zekës në minutën e 107-të, por kur gjithçka dukej e përfunduar, Llapi gjeti golin e barazimit në minutën 120+4 përmes Fuad Ajvazit, duke e çuar ndeshjen në penallti.

Nga pika e bardhë, futbollistët e Llapit u treguan më të saktë dhe fituan 4-2, duke siguruar një kualifikim dramatik dhe shumë të rëndësishëm në Kupën e Kosovës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026