Liverpool me 10 lojtarë befason me barazim ndaj Fulham
Sport
Lexohet për: 2 min.
dqdqd
2 orë më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Liverpool kanë dështuar të shtojnë epërsinë e pikëve në krye të tabelës, pas barazimit të papritur ndaj Fulham - 2:2, në kuadër të xhiros së 16-të të Premier Ligës angleze.

Edhe pse në terrenin vendës dhe pritjes së fitores së radhës, Mohamad Salah dhe bashkëlojtarët e tij nuk arritën të shtojnë në shtatë pikë epërsinë ndaj Chelsea.

Mysafirët erdhën në epërsi me golin e Pereira në minutën e 11-të. Gjashtë minuta më vonë Robertson u ndëshkua me karton të kuq dhe Liverpool mbeti me një lojtar më pak në fushë. Megjithatë, Gapko barazoi shifrat në minutën e 47-të pas asistimit të Salah.

Skuadra mysafire paralajmëroi befasi duke shënuar golin e dytë përmes Muniz në minutën e 76-të, pas asistimit të Robinson.

Jota u përkujdes që tri pikët të ikin te mysafirët katër minuta para përfundimit të ndeshjes, me golin e shënuar të barazimi pas asistimit të Nunez.

Liverpool kryeson me 36 pikë, pesë më shumë se Chelsea, i cili mund ta shkurtojë distancën nëse mposht Brentford si vendës.

Në ndeshjet e tjera të ditës u shënuan këto rezultate: Arsenal-Everton 0:0, Newcastle United-Leicester City 4:0 dhe Wolves-Ipswich Town 1:2.

Sot luajnë edhe Nottingham Forest-Aston Villa. Nesër takohen: Brighton-Crystal Palace, Manchester City - Manchester United, Chelsea-Brentford, Southampton-Tottenham Hotspur.

Xhiroja e 16-të e Premier Ligës përmbyllet të hënën me duelin Bournemouth-West Ham United.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024